Vlerësohet roli i OJQ-vë në promovimin e agjendës së gjelbër

by admin
Spread the love

Forumi
për Iniciativa Qytetare (FIQ), ka mbajtur konferencën përmbyllëse finale të
projektit “CSos Going Digital”.

Prezantimi
i rezultateve të projektit “CSOs Going Digital”, u bë nga Dajana Berisha, drejtore
Ekzekutive e FIQ, ka bërë një rezyme të projektit

 “Sot duke qenë se është aktivitet përmbyllës i
projektit. Shkurtimisht ta bëjmë një përmbledhje të objektivit të këtij projekti,
cilat kanë qenë të arriturat”.  “Fiq për
shumë e shumë vite ka punuar si organizatë individuale e me të tjera, në
promovimin e agjendës së gjelbër. Tash në kontekstin global ku krejt bota po
fokusohet, me i kemi parapri përfshirësit e plotë në këto dy fusha me projekte
që nuk e kanë pas një vlerë financiare kush e di sa, po që impakti ka qenë shumë
i madh”.

 “Zgjidhja më e mirë ishte të fokusoheshin te digjitalizimi.
Çfarë mund të bëjmë për të dizajnuar e për të rrit kapacitetet e OJQ lokale në Kosovë
që nuk kanë mundësi të mëdha financiare për të digjitalizuar kapacitetet e
tyre. Idea ka qenë projekti i dytë i FIQ që e kemi hartuar menjëherë pas Covidit.
Objektivi kryesorë ka qenë rritja e kapaciteteve të OJQ-ve lokale dhe mediave.
Duke u fuqizuar ata në këtë kontekst për t’u bërë partnerë të fuqishëm në agjendën digjitale”.

 “Në Kosovë interneti përdoret dy here më shumë
se në vendet anëtare të BE-së. Në anën tjetër për shkak të izolimit fizik të Kosovës,
shumica e përdorueseve të rrjeteve sociale, informohen për lajme prej rrjeteve
sociale”.  “Duke e ditur që njerëzit
informohen për lajme prej rrjeteve sociale kjo përbën një problem të madh sepse
asnjë prej neve nuk hyn seriozisht të hulumtoj për burimet, sa është prezentë
propaganda, dezinformomi. Sa influencë negative kanë lajmet negative në vend.
Janë këto rrjete sociale që formësojne mendimin publik të popullsisë së Kosovës
për ngjarje. Apo për çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen e rinisë”.

 “Disa prej aktivitete kryesore që janë zbatua
janë info sesione të mëdha, një fushatë e madhe në social media, sa paku 20 OJQ
kanë qenë pjesë e akademisë digjitale. Në bazë të statistikave kemi pasur rreth
115 aplikime, 20 organizata me nga dy anëtar të tyre kanë pas mundësi të ndjekin trajnimet online dhe 20 organizata kanë përfituar
mentorime”.

 “FIQ në kuadër të këtij projekti ka institucionalizuar
bashkëpunimin edhe me institucionet publik të Kosovës”.

 Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme,
Departamenti për OJQ, Bajram Kosumi, tha se “Ne kemi një bashkëpunim korrekt që
me OJQ në përgjithësi, kemi qëndrim bashkëpunues. Së pari ju përgëzoj për këto
aktivitete…,,, ne si departament për OJQ. Aplikimin e digjitalizimit kemi
filluar në janar 2017, prej atëherë ne aplikojmë në sistemin online. E vërteta është
se përdorimi i digjitalizmit në Kosovë akoma është nën nivelin e duhur”, tha
ai.

Kosumi
thotë se “Pandemia na ka dhënë shumë në këtë drejtim, a ka treguar që përdorimi
i digjitalizimit është i domosdoshëm. Përveç shërbimeve që janë në afate më të
shkurtë e cilësore, asnjëherë nuk janë ndërpre kërkesat gjatë pandemisë për OJQ.
Të gjitha kërkesat i kemi shqyrtuar në afat me kohë, falë përdorimit të sistemi
online. Kjo na ka .. të drejtë në kresën tonë, unë e përgëzoj OJQ që e ka bë këtë
aktivitet. OJQ në Kosovë kanë nevojë për ngritje të kapaciteteve në përdorimin
dhe aplikimin e digjitalizimit”.

Kosumi
kërkoi që ky aktivitet të thellohet e të avancohet edhe më tutje pasi konsideron
se ka nevojë.

Njëra
nga trajnerët gjatë projektit Shpresa Berisha Metaj tha se kanë ofruar disa trajnime
si për komunikimit organizativ, transformimit digjital, si dhe atë që ka të bëjë
me kontabilitet “Modulet kanë përfshi pjesëmarrje të shoqërisë civile… Trajnimet
kryesisht kanë qenë dy ditorë, kryesisht janë mbajtur oleinë për shkak të pandemisë,
dhe kanë pasur nivel të lartë të pjesëmarrësve të trajnimeve”, tha ajo.

 Arjana Xhuli nga “Open data Kosova ”, tha se

 “Përmes një projekti madhor që në mbare
rajonin po arrin rezultate të rëndësishme në aspektin digjital. Sot në nivelin
tonë e partnerin tonë FIQ të jem pjesë e eventit përmbyllës”.

 “Kanë qenë 18 muaj që FIQ ka qenë i angazhuar.
Projekti si projekt ka 6 organizata partnere,  ku 5 prej tyre janë prej rajonit të Ballkanit
Perëndimor. Ku Kosova është një prej shteteve implementuese. Janë edhe shtetet fqinjë
Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, si dhe partnerin shembull në aspektin
e digjitalizimit është një partner nga Estonia”.  “Deri tash kemi 41 organizata të shoqërisë civile
që janë pjesë e rrjetit. Më herët e pamë edhe Shpresën prej organizatës tjetër
që është …. Si rezultat pemës projektit që është janë edhe bashkëpunimet me institucionet
publike”.  “Ideja si ka rrjedh e prej se
jemi duke e implementuar këtë projekt. Gjithçka lidhet me agjendën digjitale.
Neve na intereson ndërlidhja e shoqërisë civile edhe qytetarët me ofru shërbime
sa më të mira nga institucionet e vendit”.  “Ne po mundohemi me dhënë kontributin tonë,
por edhe promovimin e shumë iniciativave”.

 Në fund u dhanë certifikata për organizatat pjesëmarrëse .

You may also like