“Djajtë” me një sërë mungesash ndaj Genoa

by admin
Spread the love

“Djajtë” me një sërë mungesash ndaj Genoa!

Pas mungesave të rëndësishme, në përballjen e fundjavës, që sapo lamë pas ndaj “Bardhezinjve” të Juventus, “Djajtë” e Milan pritet të kenë sërish një sërë të tilla, në sfidën e ardhshme, kundër Genoa, me “gardianin” francez, Mike Maignan dhe “shkatërruesin” anglez të mesfushës, Ruben Loftus-Cheek.

“Shtatlarti” i portës pësoi një dëmtim pak para ndeshjes me Juventus dhe pasi kreu testet mjekësore u zbulua një tërheqje muskulore e gradës së ulët, teksa gjendja e tij fizike do të monitorohet nga mjekët në ditët e ardhshme për të përcaktuar kohën e rikuperimit, e njëjta situatë, si me Loftus-Cheek, teksa pritet të rikthehen në fillim të javës së ardhshme, në fushën e blertë.

Ndërkaq, vlen të theksohet se ndaj “Kuqebluve”, të Genoa do të mungojë edhe kapiteni Calabria, i cili u pezullua dy javë pas goditjes që i dha në fytyrë “fantazistit” italian, Davide Frattesi, në derbin ndaj “Zikaltërve”, të Inter dhe një ndeshje e shleu ndaj Juventus dhe sfida e fundjavës së ardhshme do të shlyej tërësisht “dënimin”.

You may also like