Mbrëmje spekatakli në “Allianz Arena”

by admin
Spread the love

Pas një pushimi të shkurtër, rikthehet në aksion Liga e Kampionëve me ndeshjet e fazës gjysmëfinale.

Sonte, luhet gjysmëfinalja e parë ndërmjet Bayern Munchenit dhe Real Madridit. Kjo përballje luhet në stadiumin “Allianz Arena” prej orës 21:00 dhe pritet një spektakël i vërtet futbolli.

Si Bayerni ashtu edhe Reali jo vetëm që synojnë kualifikimin në finalen e Championsit, por duan që edicionin ta mbyllin me trofeun e garës më të rëndësishme të Evropës. Përderisa Bayerni në çerekfinale ka eliminuar Arsenalin, Real Madridi ishte më i fortë në kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City.

Për Bayernin, kjo është hera e parë që paraqitet në fazën gjysmëfinale të Championsit pas katër vjetësh, ndërsa Real Madridi ka triumfuar 14-të herë në këtë garë dhe sigurisht se vlerësohet favorit përball gjermanëve.

Liga e Kampionëve është gara e vetme ku Bayerni mund të fitoj trofe, ndërsa Reali krahas këtij trofeu është shumë afër për ta fituar edhe titullin e kampionit në La Liga.

You may also like