PRAGË – Pavel: Zgjerimi i BE-së domosdoshmëri gjeostrategjike

by admin
Spread the love

PRAGË, 30 prill /ATSH-DPA/ – Republika Çeke ka sinjalizuar mbështetjen e saj për raundet e reja të zgjerimit të Bashkimit Evropian, ndërsa vendi përgatitet të shënojë 20 vjet nga pranimi i saj në bllok.

”Zgjerimi është një domosdoshmëri gjeostrategjike”, tha presidenti çek Petr Pavel, në një konferencë shtypi në Pragë, së bashku me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.

“Nëse i lëmë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë në pragun e derës për një kohë të gjatë, do t’i lëmë në mëshirën e aktorëve si Rusia, të cilët nuk mendojnë aspak mirë me evropianët dhe Evropën”, paralajmëroi ai.

“Këto vende duan t’i përkasin Perëndimit”, tha kryeministri çek Petr Fiala.

”Le t’u japim atyre këtë shans dhe të shfrytëzojmë sa më shumë mundësitë që ofron zgjerimi”, shtoi ai.

Pavel u bëri thirrje vendeve kandidate të përgatiten seriozisht për pranimin e ardhshëm.

”Republika Çeke mund të ndihmojë anëtarët e mundshëm duke ndarë përvojën e saj”, tha ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like