Zgjedhjet 2024/ Krahas ”platformës së Tiranës” në skenë futet edhe ”platforma e Prishtinës”?! – Shqip

by admin
Spread the love

“Platforma e Tiranës” futet në skenën e fushatës parazgjedhore. Në garë për vota, partitë janë duke përdorur çdo arsenal që e kanë në dispozicion, me të cilin pretendojnë të diskreditojnë oponentët politik.

Bartësi I listës së kandidatëve të LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë një tubimi në Negotinë, ka bërë thirrje që qytetarët të mos bien pre, sic tha, të patriotizmit të rrejshëm të VMRO-DPMNE-së. Përvec “Platformës së Tiranës” sipas tij, në skenë po del edhe “Platforma e Prishtinës”.

“Ku janë ata që frikësonin me disa platforma të huaja të Tiranës? Ku është tani VMRO-DPMNE-ja që paralajëmron koalicion me partitë që u reshtuan në Prishtinë dhe nga atje dërgojnë mesazhe politike. Ose tani Platforma e Prishtinës nuk u pengon, por u bëjnë thirrje për koalicion” – tha Venko Filipçe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Për Platforma është shprehur edhe lideri i “Levicës”, Dimitar Apasievi. Ai thotë se në këto zgjedhje garojnë tri Platforma kurse do të fitojë “Platforma e Maqedonisë”.

“Keni tre platforma. E para është ajo e Tiranës, pas të cilës qëndrojnë parti neobaliste të pakicës shqiptare, pa marrë parasysh nëse është BDI apo VLEN – është koncept i njëjtë, që con drejt minimit të shtetit. E dyta është Platforma e Sofjes, pas të cilës qëndrojnë partitë borgjeze maqedonase LSDM dhe DPMNE. Dhe, Platforma e tretë është Maqedonase me 5 pika për të mbrojtur integritetin territorial, sovranitetin dhe unitarizmin e Maqedonisë” – deklaroi Apasiev, LEVICA.

Ndryshe, Liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë më 7 janar të vitit 2017, realizuan një takim me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ku përmes një deklarate të përbashkët thanë së “angazhoheshin për ngritjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni në popull shtet-formues, me gjuhë zyrtare, e cila do të kishte statusin e barabartë me gjuhën maqedonase dhe zgjidhjen e shumë çështjeve tjera etnike”.

Por kjo deklaratë nga opinioni maqedonas ishte quajtur si “Platforma e Tiranës”, që sipas tyre kishte për synim rrënimin e shtetësisë maqedonase. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like