Kuotat e basteve, Bayern Munich favorit i ‘lehtë’ ndaj Real Madrid

by admin
Spread the love

Spektakël i madh në Ligën e Kampionëve.

Me fillim nga ora 21:00, Bayern Munich dhe Real Madrid do të përballen në ndeshjen e parë gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një finale para finales, me dy skuadrat që tradicionalisht kanë dhuruar spektakël kur janë përballur në kompeticionin më të madh për klube.

Bavarezët eliminuan Arsenalin në çerekfinale, kurse Real Madrid e eliminoi Manchester Cityn pas dy ndeshjeve shumë emocionuese e dramatike.

Bazuar tek kuotat e basteve, Bayern Munich është skuadër më favorite për ta fituar ndeshjen e sotme, me fitoren e skuadrës gjermane që kuotohet me 2.25. Fitorja e skuadrës madrilene ka kuotën prej 3.00, kurse barazimi është vlerësuar me 3.60.

/GazetaBlic Sport/

You may also like