FOKUS – Blinken: Nëse Moska dëshiron të negociojë për paqe me Ukrainën, ne do të jemi gati

by admin
Spread the love



RIAD, 30 prill /ATSH-ANSA/ – Nëse Rusia tregon një dëshirë të sinqertë për të negociuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me siguri do të jenë të pranishme, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

”Fundi i luftës varet nga presidenti rus Vladimir Putin. Sapo Rusia të tregojë se dëshiron sinqerisht të negociojë, ne patjetër do të jemi atje dhe besoj se edhe ukrainasit do të jenë atje”, shtoi ai.

Para pak ditësh, Blinken paralajmëroi edhe se Uashingtoni do të ndërmerrte veprime nëse Kina nuk ndalonte së furnizuari Rusinë me materialet që ajo përdor në sulmet kundër Ukrainës.

Blinken tha se ai i kishte theksuar homologut të tij kinez, Wang Yi se janë duke ndihmuar në nxitjen e kërcënimit më të madh për sigurinë evropiane që nga Lufta e Ftohtë, megjithëse ai nuk e bëri të qartë se çfarë masash ishin të gatshme të merrnin Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakLufta kundër dhunës me bazë gjinore: Shqipëria, progres fantastik


You may also like