​Antony paguan fotograf personal për “poza të mira” gjatë ndeshjeve

by admin
Spread the love

Futbollisti i Manchester United Antony thuhet se ka punësuar një fotograf personal gjatë gjithë sezonit për ta kapur atë në “aksion” gjatë ndeshjeve. Sulmuesi brazilian bëri bujë jo vetëm për paraqitjen e tij në fushë, por edhe për festën e tij unike gjatë ndeshjes së fundit të Premier Ligës kundër Burnley-t.

Pasi shënoi për herë të fundit në Premier Ligë në prill të vitit 2023 kundër Nottingham Forest, Antony siguroi që festimi i tij, pas golit të tij të parë të sezonit 2023-24, të kapej në mënyrën më të mirë të mundshme teksa u drejtua drejt kamerës dhe turmës së ekstazuar në “Old Trafford”, ndërsa simbolikisht fuste topin nën fanellën e tij.

Sipas “The Sun”, Antony ishte përgatitur për këtë moment për pothuajse të gjithë sezonin së bashku me fotografin që nga ndeshja e parë në shtëpi në Premier Ligë për këtë sezon.

Sulmuesi 24-vjeçar më vonë zbuloi se festa i ishte kushtuar djalit të tij, i cili është një adhurues i personazhit Sonic, ndërsa futja e topit nën fanellën e tij ishte një nderim për të dashurën e tij shtatzënë.

Antony ka pasur një sezon katastrofik deri më tani me vetëm tre gola në 36 ndeshje në të gjitha garat. Dy golat e tij të tjerë erdhën në FA Cup këtë sezon kundër Neëport dhe Liverpoolit.

You may also like