BRUKSEL – Komisioni Evropian heton trajtimin e reklamave politike nga Meta

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 30 prill /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian njoftoi një hetim për trajtimin e reklamave politike nga Meta në platformat e tij, Facebook dhe Instagram, përpara zgjedhjeve të BE-së të 6-9 qershorit.

Zyrtarët e BE janë të shqetësuar se ”trajtimi i përmbajtjes politike nga kompania amerikane e teknologjisë rrezikon të minojë procesin demokratik të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian”.

Frika është e përhapur se përmbajtjet e qëllimshme mashtruese nga aktorë të jashtëm mund të ndërhyjnë në drejtësinë e zgjedhjeve evropiane.

Hetimi po zhvillohet sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale të Bashkimit Evropian (DSA), një ligj për moderimin e përmbajtjes në internet.

Legjislacioni i fuqishëm i BE-së kërkon që platformat e mëdha si Facebook dhe Instagram i Metës të menaxhojnë rrezikun që shërbimet e tyre të dëmtojnë procesin zgjedhor, ndër të tjera./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like