“Shi dhe erë e fortë jugore” – Parashikimi i motit, 11 Shkurt 2024 – Shqip

by admin
Spread the love

Nën ndikimin e valës së lagësht, sot dhe nesër do të ketë reshje shiu.

Herë pas here reshjet do të jenë më të bollshme dhe të rrëmbyeshme, sidomos nga fundi i ditës dhe gjatë natës kah e hëna (në vende mbi 20 l/m2) dhe do të pasojnē paraqitje lokale të shtrëngatave të rralla.

Do të fryjë erë e fortë jugore (mbi 60 km/h).

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 11 deri në 17 gradë.

>

Në Shkup do të mbizotërojë mot pjesërisht i vranët me periudha të shkurtra me diell. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor, e cila herë pas here do të intensifikohet. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.

Edhe të martën në mëngjes do të ketë reshje lokale të dobëta shiu. Më pas pason një periudhë moti stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit

You may also like