PSG me çdo kusht po mundohet të mbaj Mbappen në Paris – kjo është oferta “stratosferike” që i është ofruar francezit

by admin
Spread the love

E ardhmja e Kylian Mbappes është ende e paqartë. Në njërën anë është Real Madridi që e kërkon me ngulm dhe në anën tjetër PSG-ja që nuk dëshiron ta shesë.

Sky Sports raportoi dje se Kylian Mbappe do të nënshkruajë kontratë të re me Paris Saint-Germain.

Sipas Guillem Balague, PSG do t’i ofrojë para të majme nëse Mbappe pranon të rinovojë edhe për dy sezone.

Nëse pranon, ai do të fitonte 150 milionë euro bonus dhe po ashtu 40 milionë euro pagë vjetore.

Kjo do të thotë se Mbappe do të mbetet pa shkuar në Real Madrid, atje ku po e presin tash e një kohë.

Sulmuesi francez dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me Parisin dhe gjithashtu dëshiron të luajë në një klub që do t’i lejojë të luajë në Lojërat Olimpike Paris 2024 me Francën.

You may also like