PSG – Barcelona, sfida kryesore e natës në Champions

by admin
Spread the love

Pas dy ndeshjeve të së martës, sonte do të zhvillohen dy çerekfinalet tjera të Ligës së Kampionëve.

Kryendeshja e natës zhvillohet në tokën franceze, aty ku Paris Saint-Germani e pret Barcelonën.

Në këtë fazë, Parisi erdhi pasi e mbylli grupin në pozitën e dytë, derisa më pas në fazën tjetër eliminoi Real Sociedadin.

Në krahun tjetër, Barcelona e mbylli grup e saj si lidere, kurse eliminoi në 1/16 skuadrën e Napolit.

Në ligat shtetërore, PSG është afër titullit kampion, ndonëse jo me formë të lartë siç jemi mësuar ta shohim, kurse katalunasit kanë luhatje të formës, derisa janë tetë pikë larg liderit në Spanjë.

Sfida tjetër e natës në Ligën e Kampionëve do të jetë mes Atletico Madridit e Borussia Dortmundit.

Spanjollët e mbyllën grupin si lider, e të njëjtën e bën edhe Dortmundi në grupin e vet.

Sa i përket fazës së eliminimit, Atletico rrëzoi Interin pas penalltive, derisa gjermanët PSV Eindhoven.

Të dy sfidat e sontme do të nisin nga ora 21:00..

You may also like