Media çeke zgjedh Qazim Laçin mes më të mirëve në kampionat

by admin
Spread the love

Qazim Laçi është një nga ata lojtarë që me grintën e tij fiton menjëherë zemrat e tifozëve.

Mesfushori shqiptar është i palodhur në fushë sa herë që trajneri i jep minuta në ndeshje. Lojtari 27-vjeçar është përfshirë në formacionin më të mirë të të huajve që luajnë në kampionatin çek.

Media “Sportyzive.com” ka zgjedhur Laçin në mesin e fushës, teksa shkruan se është një motor i palodhur me gjak të egër shqiptari në fushë.

“Qazim Laçi e ka nisur më ngadalë te Sparta, por gradualisht po nxehet. Motori i palodhur me gjak të egër shqiptar, shpesh herë ngacmon shokët dhe tifozët. Gjatë vjeshtës, ai grumbulloi gjashtë asistime dhe gola në Fortuna League .

Vetëm Vasil Kušej ka më shumë”, ka shkruar gazetari Radek Bardouzl.

You may also like