Llogaritë se si Interi shpallet kampion/ Zikaltërve iu mjaftojnë 8 pikë ose triumf në derbi

by admin
Spread the love

Të gjithë pyesin se sa pikë i duhen Interit për të fituar titullin kampion.

Nga tani deri në fundin e kampionatit mungojnë edhe 7 ndeshje, çka do të thotë se Milani mund të grumbullojë 89 pikë në total. Zikaltrit për momentin kanë 82 pikë dhe do të thotë se duhet të bëjnë 8 pikë në 7 javët e mbetura të kampionatit italian.

Mirëpo, një fitore e mundshme kundër Kaljarit do të bënte që zikaltrit të siguronin “match pointin” e parë dhe pikërisht në derbi.

Pra, nëse Interi fiton 2 ndeshjet e radhës do të shpallet matematikisht kampion i Serisë A. Do të ishte historike që të ndodhte në derbi kundër Milanit, pasi kurrë më parë nuk ka ndodhur diçka e tillë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like