Kombëtarja e Futsallit nis grumbullimin për dy miqësoret ndaj Rumanisë, trajneri Resuli fton 14 lojtarë

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare e Futsallit ka nisur sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Rumanisë, që do të zhvillohen më datë 13 dhe 14 prill, në ora 18:00 në “Concordia Sports Hall” në Chiajna të Rumanisë.

Mbrëmjen e sotme kuqezinjtë do të zhvillojnë një seancë stërvitore në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ndërsa ditën e nesërme ekipi Kombëtar do të udhëtojë drejt Rumanisë.

Trajneri i Kombëtares shqiptare të Futsallit, Erind Resuli ka publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet me Rumaninë. Në total tekniku kuqezi ka ftuar 14 lojtarë që do të japin kontributin e tyre në këto sfida miqësore.

Dy ndeshjet ndaj Rumanisë janë shumë të rëndësishme, pasi trajneri Erind Resuli dhe stafi teknik do të vëzhgojnë nga afër lojtarët e grumbulluar. Në fundin e muajit maj Shqipëria do të njohë edhe kundërshtarët që do të ketë përballë në kualifikueset e Kampionatit Europian të Futsallës.

Lista e 14 lojtarëve të ftuar nga trajneri Erind Resuli për dy miqësoret me Rumaninë: 

You may also like