Ish zv/drejtori i DAP-it, Ismet Guri është arratisur nga arresti shtëpiak – Shqip

by admin
Spread the love

Gjykata Penale ka shpallur fletë arrest ndërkombëtar

Gjykata Penale konfirmoi për Klan M se tash më është shpallur fletë arrest ndërkombëtar për ish zëvendësdrejtorin e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Ismet Guri nga radhët e BDI-së. Guri është arratisur nga arresti shtëpiak dhe nuk është i qasshëm për organet e rendit. Ai ishte lëshuar në arrest shtëpiak përkohësisht, për shkaqe shëndetësore.

Gjykata Themelore Penale Shkup ka shpallur flet-arrest ndërkombëtar për ish zëvendës drejtorin e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Ismet Guri, konfirmuan për Klan M nga kjo gjykatë.

Guri, i cili ishte lëshuar në arrest shtëpiak, është arratisur dhe nuk është i qasshëm për organet e rendit.

Gjykata e liroi atë nga mbajtja e dënimit me burg dhe përkohësisht ia zëvendësoi mbajtjen e dënimit me arrest shtëpiak, për shkak të marrjes së terapisë së rregullt për problemet shëndetësore që ka pasur.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup caktoi 30 ditë paraburgim për zyrtarin e BDI-së, Ismet Guri dhe dy persona të tjerë nga hetimi që po zhvillohet kundër 15 personave të cilët dyshohen për evazion fiskal, bashkim kriminal dhe larje parash, përcjell KlanM. Paraburgim pas gjetjes është caktuar edhe për një person tjetër.

Guri është në mesin e 15 personave të përfshirë në rastin për evazion fiskal, në mesin e të cilëve ka edhe biznesmenë dhe inspektorë nga Drejtoria për të Ardhura Publike dhe ngarkohen për më shumë vepra penale si, evazion fiskal, bashkim kriminal dhe larje parash.

Ai është po ashtu i akuzuar edhe në rastin “Titanik 3”. Gjykata Penale në korrik të vitit të kaluar, dënoi Gurin dhe Ejup Alimin po ashtu nga BDI, me 3 vjet e 6 muaj burg në rastin “Titanik 3”.

Ata u akuzuan në vitin 2017 për kryerje të veprës penale shkatërrim të materialit zgjedhor dhe akuzohen se në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kanë ndryshuar një pjesë të të dhënave për votimin në Çair./KlanMacedonia

You may also like