Fjolla Morinës ia publikojnë bisedën telefonike ku mohon borxhin mijëra eurosh të pushimeve në Maldive me Fisnik Sylën – Shqip

by admin
Spread the love

9:04 | 2 Shkurt 2022

Këngëtarja e njohur shqiptare së fundmi është bërë temë e mediave rozë.

Kjo për faktin e mos pagesës së një borxhi prej 23 mijë eurosh drejt një agjencie turistike, shkruan lajmi.net.

Fjolla Morina vitin e kaluar ishte në pushime luksoze në Maldive, bashkë me biznismenin, Fisnik Syla me të cilin edhe u kurorëzua me martesë.

Mirëpo, ish-çifti nuk i kanë përfunduar pagesat për pushimin e tyre gjë kjo e cila ka shtyrë reagimin e agjencisë, madje Fisnik Syla ka tentuat ta mashtrojë agjencinë duke i falsifikuar  një fletë pagesë me arsyetimin se ka pagaur borgjin.

Ndërkohë, Klan Kosova ka kontaktuar me këngëtaren, Fjolla Morina e cila ka hedhur poshtë akuzat dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen si ka rrjedhur.

“Unë a, jo zemra ime, nuk kam të bëjë me këtë. Nuk ki nevojë me u marr me këto gjë. Dëgjo, nuk kam të bëjë asgjë, mua mos më thirr. Thirre Fisnikun, unë me Fisnikun nuk kam kontakt”, ka thënë ndër të tjerash Fjolla Morina.

Theksojmë se, një reagim tjetër e ka bërë këngëtarja në rrjete sociale e cila ka shtuar se do ngre padi ndaj gazetarisë për veprën penale sipas saj “Përgjim i pautorizuar”.

“Reagim; Unë nuk kam qenë në dijeni se cila ishte marrëveshja në mes Fisnik Sylës dhe agjencionit për blerjen e biletave. As nuk kam qenë në dijeni se si u krijua besimi në mes agjencionit dhe Fisnikut, apo cila ishte arsyeja e kësaj marrëveshjeje! Krejt këto janë bërë pa dijeninë time! Unë këtë gjë e kam kuptuar më vonë. Andaj, që nesër do përgatitet avokati për ushtrimin e padisë për të gjithë ata që më apostrofuan emrin nëpër portale! Një ashtu edhe një kallëzim penal për ‘gazetaren’ veprën penale; Përgjim të paautorizuar! Edhe një punë e mirë për ty avokat Fanol Krasniqi”, ishin fjalët e saj./Shqip/


You may also like