Erdogan rikonfirmon mbështetjen për çështjen palestineze: Zgjidhja e vetme marrëveshja!

by admin
Spread the love

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka shprehur mbështetjen e palëkundur të Turqisë për krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

“Çështja palestineze është anashkaluar prej kohësh në axhendën e komunitetit ndërkombëtar. Është thelbësore që Kombet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar të angazhohen në mënyrë aktive në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Erdogan.

Kjo deklaratë erdhi pas takimit me homologun palestinez, Mahmud Abbas, në Ankara. Gjatë takimit dypalësh, liderët diskutuan në detaje zhvillimet e vazhdueshme në Palestinë dhe vlerësuan hapat për forcimin e marrëdhënieve midis kombeve të tyre.

Erdogan theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të shtetit palestinez dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së popullit palestinez.

Lideri turk shprehu shqetësimin për viktimat e shënuara gjatë përplasjeve të vazhdueshme në Palestinë, të cilat janë rënduar shpeshherë.

Si zgjidhjen e vetme Erdogan konsideron vetëm marrëveshjen mes dy vendeve, për të pasur qëndrueshmëri për arritjen e paqes dhe stabilitetit në Rajon.

Ndër të tjera lideri turk kundërshtoi sërish çdo veprim që synon të ndryshojë statusin historik të vendeve të shenjta, veçanërisht të xhamisë al-Aksa.


Top Channel

You may also like