BRUKSEL – Borrell: Kosova dhe Serbia po lëvizin por ngadalë, duhet t’i shtyjmë të ecin përpara

by admin
Spread the love



TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/  Samiti BE-Ballkani Perëndimor synon krijimin e lidhjeve më të ngushta midis unionit dhe rajonit, tha sot në një deklaratë për shtyp, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Ky samit i rëndësishëm synon të krijojë lidhje më të ngushta midis BE-së dhe rajonit, anëtarëve tanë të ardhshëm të BE-së. Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri dhe prosperitet”, shtoi ai.

“Kosova dhe Serbia po lëvizin, ndonëse ngadalë, por ne duhet t’i shtyjmë të ecin përpara dhe të kenë një perspektivë të qartë evropiane”, tha Borrell.

“Ka pasur lajme të mira, të dyja palët po lëvizin ngadalë por po lëvizin. Kjo është e rëndësishme për politikën e jashtme dhe kemi shumë  angazhime te cilat duhet t’i përshpejtojmë. Kemi shumë punë të institucioneve, që janë më shumë se 27″, tha Borrell. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakINSTAT: 83 % e popullsisë përdorin internet


You may also like