Benzema shënon, por Al-Ittihad mundet nga Mitrovic dhe AL-Hilal

by admin
Spread the love

Al-Hilal triumfon me përmbysje me rezultatin 3-4 ndaj Al-Ittihad në “Prince Abdullah al-Faisal Stadium” dhe merr kreun e renditjes.

Sfida u zhbllokua në minutën e 16’ nga Romarinho që kaloi vendasit në avantazh.

Vetëm katër minuta më pas miqtë gjetën barazimin me Mitrovic, por në minutën e 38’ Benzema shënoi golin e dytë për Al-Ittihad.

Pjesa e parë u vendos nga Hamdallah që shënoi golin e tretë për vendasit dhe bëri që ky fraksion të mbyllej me rezultatin 3-1.

Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, me Mitrovic që ishte protagonist i padiskutuar. Në minutën e 60’ ai shënoi golin e dytë, ndërsa pesë minuta më pas realizoi golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë, duke barazuar për Al-Hilal.

Më pas në minutën e 71’ rrugën drejt rrjetës e gjeti Al Dawsari, i cili përmbysi rezultatin dhe vulosi këtë takim.

Pas javës së pestë të Saudi Pro League, Al-Ittihad renditet në vend të dytë me 12 pikë, teksa Al-Hilal kryeson me një pikë më shumë.


Top Channel

You may also like