ODESA – Pesë viktima pas një sulmi rus në Kështjellën e Harry Potter-it

by admin
Spread the love

ODESA, 30 prill /ATSH/ – Të paktën pesë persona janë vrarë në një sulm rus në një shkollë të njohur në vend si Kështjella e Harry Potter-it në portin e Odesës, në jug të Ukrainës, deklaruan zyrtarët lokalë, shkruan telegraph.co.uk.

Zyrtarët lokalë thanë se të paktën 32 persona të tjerë u plagosën në sulmin e së hënës dhe 23 prej tyre mbetën të shtruar në spital.

Pamjet treguan çatinë e ndërtesës së zbukuruar, një akademi juridike private, pothuajse e shkatërruar pas goditjes ndërsa zjarrfikësit shuan flakët.

”Përbindësha. Kafshë. Egërsira. Nuk di çfarë të them tjetër”, theksoi Gennadiy Trukhanov, kryebashkiaku i Odesës, në një video të postuar në Telegram.

”Njerëzit shkojnë për shëtitje buzë detit dhe këta qëllojnë dhe vrasin”, shkruan ai.

Sipas medias ukrainase, ndërtesa është gjithashtu rezidenca e ish-deputetit Serhiy Kivalov, i cili drejton Akademinë Juridike dhe besohet se është plagosur./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like