Vjen edhe zyrtarizimi, Antoine Griezmann është i Atleticos

by admin
Spread the love

Antonie Griezmann është zyrtarisht një lojtar i Atletico Madrid i cili firmos një kontratë deri në vitin 2026. “Los Colchoneros” kanë arritur një marrëveshje me Barcelonën për transferimin e lojtarit. Ata do të paguajnë një shumë prej 20 milionë euro plus 4 bonuse për katalanasit.

“I lumtur që jam aty ku dua, faleminderit të gjithëve!” Ky ishte mesazhi i francezit në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Griezmann e priti me lumturi lajmin e kalimit të tij në radhët e Atletico Madrid.

Kujtojmë që sulmuesi francez u transferua në verën e vitit 2019 për shumën e 120 milionë euro nga Atletico Madrid tek Barcelona. Griezmann regjistroi tek katalanasit 114 ndeshje të luajtura dhe 38 gola të shënuar, por asnjëherë nuk arriti në pritshmëritë që klubi kishte për të. /oversport.tv

Foto: Atletico de Madid, Twitter

You may also like