RUSI – Putin: Sulmi ndaj kryeministrit sllovak Fico një “krim i neveritshëm”

by admin
Spread the love



MOSKË, 15 maj /ATSH-DPA/- Presidenti rus Vladimir Putin e quajti atentatin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico “një krim të neveritshëm”, në një mesazh drejtuar homologes së tij sllovake Zuzana Čaputová.

Kundërshtarët politikë e kane akuzuar vazhdimisht Fico se ka marrë pozicione “miqësore ndaj Rusisë” në mes të luftës së Putinit kundër Ukrainës.

Marrëdhëniet midis Sllovakisë, një vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, dhe fqinjit të saj Ukrainës u ftohën dukshëm kur nacionalisti i majtë Fico fitoi zgjedhjet parlamentare në vjeshtë dhe u kthye në pushtet.

Gjatë fushatës elektorale, Fico deklaroi se nuk do të furnizonte Ukrainën me armë.

“Unë e njoh Robert Fico si një person të guximshëm dhe me vullnet të fortë. Shpresoj shumë që këto cilësi do ta ndihmojnë atë të kalojë këtë situatë të vështirë”, tha Putin, sipas deklaratës së publikuar në faqen e internetit të Kremlinit.

Fico u qëllua dhe u plagos rëndë pas një takimi të kabinetit në qytetin Handlová.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKIEV – Zelensky dënon sulmin ndaj kryeministrit Fico


You may also like