Fitore e madhe për Flamurtarin!

by admin
Spread the love

Flamurtari ka marrë një fitore të madhe kundër Apolonisë dhe tani do të jenë ata në finalen e Play Off kundër Laçit.

Vetëm pak më parë, vlonjatët janë përballur ndaj Apolonisë dhe 90 minutat do të mbylleshin në barazimin pa gola.

Frashëri u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 77 pas një goditje ndaj kundërshtarit, duke lënë vlonjatët me 10 lojtarë. Megjithatë këta të fundit arritën që të mos thyhen nga kundërshtari as në minutat shtesë.

Në fund, gjithçka u vendos në ruletën ruse. Flamurtari ishte më i qetë duke arritur të fitojë 3-4 nga penalltitë, me Teqjan që shënoi në penalltinë e fundit.

You may also like