Vinicius paralajmëron Dortmundin: Jam në versionin tim më të mirë

by admin
Spread the love

Vinicius Zhunior është lokomotiva e Realit në këtë pjesë finale të sezonit. Braziliani ka shkëlqyer edhe në ndeshjen kundër Alaveshit të fituar 5-0. Ai ka shënuar dy nga 5 golat e fitores së “los blancos” duke u shpallur dhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Pas ndeshjes ai ka folur për “realmadrid tv” ku ka paralajmëruar Dortmundin para finales së 1 qershorit në Champions.

GOLEADA – “Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Duke luajtur fort që në fillim, na mbetet një ndeshje shumë e rëndësishme për të kurorëzuar sezonin”.

“BERNABÉU” – “Ne gjithmonë kënaqemi duke veshur këtë fanellë dhe duke luajtur në këtë stadium. Ishte ëndrra ime e fëmijërisë dhe ne kemi mundësinë për të arritur këtë fitore edhe për shumë fëmijë që duan të jenë këtu, por nuk munden”. FORMA – “Jam në versionin tim më të mirë. Kemi qetësinë për të bërë një punë të mirë dhe për të arritur më mirë se kurrë në finalen e Ligës së Kampioneve”.

BELLINGAM – “Kam një lidhje shumë të mirë dhe të veçantë me të. Kam bërë gjithçka që ai të jetë këtu. Shpresoj se ai mund të shënojë më shumë gola në mënyrë që të bëhet golashënuesi më i mirë në La Liga”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like