(VIDEO) VMRO: Zaev largohet, mirëpo zaevizmi mbetet

by admin
Spread the love




VMRO vlerëson se LSDM nuk do të zgjedh lider të ri, por vazhdimin e zaevizmit. Deputeti i kësaj partie Dragan Kovaçki tha se se LSDM-ja mbrëbë bëri teatër ku në prapaskenë zgjidhej dora e zgjatur e Zaevit.

DRAGAN KOVAÇKI, DEPUTET I VMRO-SË

“Zaevit i duhet një njeri që do ta vazhdojë zaevizmin dhe do t`i mbrojë bizneset e familjes Zaev. Nuk zgjedh LSDM-ja, por Zaevi. Ai tashmë ka zgjedhur kandidatin që anëtarët e partisë duhet që vetëm ta votojnë. Tashmë pesë vite strukturat e Zaevit bëjnë krime. Zaevi dhe ekipi i tij janë fajtorë për papërgjegjësinë dhe tragjeditë për jetët e humbura, për standardin e ulët jetësor, për krizën ekonomike dhe për mosfunksionimin e sistemit”.

Sipas VMRO-së nuk mjafton që Zaevi të mos jetë Kryeministër dhe lideri i LSDM-së, por se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme dhe Qeveri e re, që sic thonë, gjërat të ndryshojnë në mënyrë thelbësore. /SHENJA/


You may also like