(VIDEO) Trajanov: Lëshimet në hetimin e vrasjes së 14-vjeçares për shkak të partizimit

by admin
Spread the love

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov thotë se ka lëshime në hetimin e vrasjes së 14 vjeçares Vanja Gjorçevska. Sipas tij, kjo është si rezultat i kulturës së mospërgjegjshmërisë, mosndëshkueshmërisë, partizimit të fuqishëm  dhe më me rëndësi, siç thotë ai kulmi shtetëror, ministritë e me radhë që  kanë lidhje me bandat kriminale. Dhe qeveria e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski ka përgatitur ligj për amnistimin e bartësve të funksioneve të larta, që kryejnë vepra të rënda që kanë të bëjnë me krimin e organiziuar.

Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike

“E amnistuan vetveten për ato krime që kanë bërë deri më tani. Kanë amnistuar edhe të tjerët që më herët udhëheqeshin procedura. Praktikisht kjo është elita kriminale e shtetit e cila amnistonte vetveten. Kjo reflektohet në papërgjegjësi, mosndëshkueshëri të shtetit”

Trajanov gjatë emisionit “25 Minuta” në Shqip, tha se  të gjitha tolerancat që janë të pranishme, ka bërë që të bëhemi shoqëri në të cilën nuk funksionon shteti dhe institucionet shtetërore.

Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike

“Ky rast tragjik mund të jetë kusht që të ndryshohet strategjia e plotë e veprimit, e qeverisë e institucioneve. Për ata është me rëndësi që të fotografohen, të promovohen që kanë bërë diçka, që kanë kryer diçka. Kanë krijuar një klimë të pa shëndoshë në shtet, që njerëzit mos të besojnë në institucionet dhe mos të ndihen të lirë”

Trajanov më tej shtoi se përderisa sistemi gjyqësorë nuk reformohet, këto banada kriminale vetëm do zgjerohen edhe më tej, që sipas tij kjo do të thotë se nëse nuk ka përgjegjësi, atëherë askush nuk frikësohet nga asgjë.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like