BRUKSEL – BE nis hetimet ndaj “Meta”

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 30 prill /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian njoftoi sot një hetim për trajtimin e reklamave politike të kompanisë “Meta” në platformat e tij Facebook dhe Instagram të martën përpara zgjedhjeve të BE-së të 6-9 qershorit.

Zyrtarët e BE-së janë të shqetësuar se trajtimi i përmbajtjes politike nga kompania amerikane e teknologjisë rrezikon të minojë procesin demokratik të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.

Sipas BE-së, përmbajtjet e qëllimshme mashtruese nga aktorë të jashtëm mund të ndërhyjnë në drejtësinë e zgjedhjeve evropiane.

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Věra Jourová tha në një ngjarje në Bruksel se për të mbrojtur procesin zgjedhor shfaqja e këtij dezinformimi duhet të hetohet për arsye sigurie.

Megjithatë, Jourová nuk e fajësoi Rusinë si përgjegjëse. Ajo e quajti përmbajtjen si “ndërhyrje e huaj”.

Hetimi po zhvillohet sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale të Bashkimit Evropian (DSA), një ligj për moderimin e përmbajtjes në internet.

Legjislacioni i fuqishëm i BE-së kërkon që platformat e mëdha si Facebook dhe Instagram i kompanisë “Meta” të menaxhojnë rrezikun që shërbimet e tyre të dëmtojnë procesin zgjedhor, ndër të tjera.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like