KIEV – Zelensky: Ukraina do të anëtarësohet në NATO vetëm pas përfundimit të luftës

by admin
Spread the love

KIEV, 30 prill /ATSH-DPA/-  Ukraina do të anëtarësohet në NATO vetëm pas përfundimit të luftës, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Sipas mendimit tim, ne do t’i bashkohemi NATO-s vetëm pasi të kemi fituar”, tha ai në një ngjarje të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Kiev.

Të 32 anëtarët e NATO-s duhet të bien dakord për të pranuar një vend të ri. Disa anëtarë kanë shprehur frikën për rrezikun e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë, të shqetësuar se trupat e tyre mund të tërhiqen në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

“Që Ukraina të pranohet politikisht në aleancë, ajo ka nevojë për fitore”, tha Zelensky.

Ukraina ka më shumë se dy vjet që po mbrohet nga pushtimi rus me mbështetjen e vendeve anëtare të NATO-s.

Në vitin 2019, Kievi përfshiu qëllimin e anëtarësimit në NATO në kushtetutën e tij. Parandalimi i pranimit të Ukrainës në NATO është një nga qëllimet e luftës së shpallur nga Rusia.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like