(VIDEO) Pas 32 vitesh, Maqedonia e Veriut është bërë e pavarur në aspektin energjetik

by admin
Spread the love

Vetëm 2.75 % e nevojave për energji elektrike është furnizuar nga importi vitin e kaluar tregojnë të dhënat nga Raporti Vjetor për vitin 2023 që Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka dorëzuar Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi sot KRRE.

KOMISIONI RREGULLATOR I ENERGJETIKËS

“Pas 32 vitesh republikë të pavarur, më në fund mund të ju njoftojmë se jemi në pragun e një vendi të pavarur energjetik kur bëhet fjalë për energjinë elektrike. Të dhënat tregojnë se Eldorado-to e investimeve në qendra fotovoltaike, ku ka një rritje prej 251% të kapacitetit të instaluar në krahasim me vitin 2022, janë ulur importet nga 30 %në 2.75%. Ky sukses ka një ndikim gjithëpërfshirës, ​​si në tranzicionin energjetik, ashtu edhe në flukset financiare nëpërmjet reduktimit të deficitit”.

Në vitin 2023 thuhet në kumtesë është shënuar rritje e eksportit të derivateve të naftës, ndër të cilat  benzina ka pasur rritje të dukshme të sasive të eksportuara me 139,53 % krahasuar me vitin 2022.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like