Granti prej mbi 200 milionë euro nga MCC-ja do ta transformojë thellësisht sektorin e energjisë në Kosovë – Shqip

by admin
Spread the love

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Qeveria e Kosovës lansuan programin Kompakt, i cili do të mundësojë zgjidhje të energjisë së pastër, për të përmirësuar gjendjen e energjisë në Kosovë, raporton Shqip.

Programi Kompakt, është investimi më i madh në sektorin energjisë në dekadat e fundit, me një shumë prej 236.6 milionë dollarësh amerikan.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se ky projekt përveç bashkëpunimit përbën edhe fuqizimin e Kosovës.

 “Këtu jemi mbledhur për të filluar zyrtarisht “Kompaktin” në Kosovë, ku në esencë ky event përveç bashkëpunimit përbën edhe fuqizim për vendin tonë. Nuk është vetëm një grand është mbështetja e pa kompromis mes dy shteteve tona dhe qytetarëve tanë. Bashkëpunimi mbi vlerat e demokracisë. ShBA-të vazhdimisht kanë mbështetur Kosovën në ditët më të vështira të saj. Kompakti që po lansojmë nuk është veç investim në energji dhe ekonomi por në të ardhmen e Kosovës dhe të njerëzve të saj.  Jemi në rrugën për ruajtje të energjisë së ripërtërishme dhe ruajtjen e sigurisë së energjisë. Kosova mbetet në ballë të këtyre inovacioneve”, tha Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Presidentja ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe se partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i palëvizshëm.

“Rëndësia e kompaktit të MCC do të përdorë si kapital në zhvillimin ekonomik që të tërheqë investitorë. Ky kompakt është riafrimim i partneritetin ekzistencial. Së bashku po dërgojmë një mesazh të qartë, partneriteti i jonë është i palëvizshëm. Në emër të populli të Kosovës ju falënderoj”, tha Osmani.

You may also like