BM – Charles III u rikthehet detyrave publike pas trajtimit të kancerit

by admin
Spread the love

LONDËR, 30 prill /ATSH-DPA/ – Mbreti Charles III u rikthehet detyrave publike, pas efekteve pozitive të trajtimit të tij të kancerit.

Mbreti Charles III ka marrë trajtim ambulator që nga fillimi i shkurtit dhe burimet pranë pallatit mbretëror kanë thënë se pavarësisht lajmeve të mirëpritura, mbreti do të vazhdojë të trajtohet me sëmundjen e tij.

Charles III dhe bashkëshortja Camilla do të vizitojnë një qendër të trajtimit të kancerit për të takuar specialistë mjekësorë dhe pacientë.

Ngjarja synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe të nxjerrë në pah kërkimin inovativ, të mbështetur nga ”Cancer Research UK”, që zhvillohet në spital.

Në janar, mbreti Charles III kaloi tre netë në spital për një operacion për një prostatë të zmadhuar./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like