(VIDEO) Protestohet në FSSH, nuk pajtohen që zgjidhja të kërkohet pas zgjedhjeve

by admin
Spread the love

Të punësuarit e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore sot kanë protestuar para objektit të FSSH-së. Kryetari i organizatës sindikale Branko Axhigogov tha se protesta është një paralajmërim ndaj Bordit Drejtues të FSSH-së, sepse pika e harmonizimit të pagave me Ligjin për Pagë Minimale është shtyrë për një kohë të pacaktuar, për pas zgjedhjeve. Ai theksoi se kanë kërkuar harmonizim të pagave të tyre dhe se nëse nuk hasin në zgjidhje të problematikës së tyre më 1 qershor do ta aktivizojnë grevën gjenerale.

BRANKO AXHIGOGOV, KRYETARI I ORGANIZATËS SINDIKALE TË FSSH-SË

“Duke pasur parasysh se ata vetë kanë paralajmëruar se nuk planifikojnë të marrin asnjë vendim për këto çështje deri në formimin e Qeverisë së re, mbetet pyetja pse ekziston Bordi Drejtues, do të ishte më etike të largohej dhe të zgjidhej një e re. Nëse kjo nuk zgjidhet deri më 15 maj, do të kemi protesta paralajmëruese në të gjitha qytetet. Nëse çështja nuk zgjidhet deri më 1 qershor atëherë do të hyjmë në grevë të përgjithshme”.

Ai sqaroi se po kërkojnë harmonizimin e pagave me pagën minimale, sjelljen e një pike vlerësuese dhe  shkarkimin e gjithë Bordit Drejtues.

BRANKO AXHIGOGOV KRYETARI I ORGANIZATËS SINDIKALE TË FSSH-SË

“Nuk kemi shpjegim dhe nuk e dimë pse ka ndodhur kjo. Pas një greve të tillë të punëtorëve të FSSH-së dhe përderisa ne jemi organizata e dytë sindikale më e madhe në administratën shtetërore, thjesht e kuptojmë se atyre nuk u intereson”.

Të punësuarit thonë se  praktikisht pas 31 majit, punëtorët do të marrin pagë më të ulët për 15 %, sepse zgjidhja aktuale e Qeverisë është afatshkurtër. Ata apeluan të gjitha organet kompetente që të gjejnë zgjidhje për këtë problem. “I bëjmë thirrje menaxhmentit të FSSH-së dhe bordit të drejtorëve që të caktojnë një mbledhje urgjente në të cilën do të merren vendime si për rregullimin e pagës ashtu edhe për ruajtjen e pagave aktuale të punëtorëve” thane të punësuarit e FSSH-së.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like