Bajern – Real Madrid, TS1 HD, 21:00

by admin
Spread the love

Thomas Tuchel (trajner i Bajern):

“Dy ndeshjet që na presin përballë Realit do të thoja se ngjajnë si finale. Për këtë arsye, përgatitjet tona kanë qenë sikur do të luajmë një finale. Jemi gati të japim gjithcka në 90 minuta për të fituar si fillim këtë përballje të parë. Ndeshjet kundër Realit nuk janë thjesht sfidat përballë skuadrës, që ka fituar më shumë trofe në këtë kompeticion. Por do të thoja se janë përballje kundër një legjende të vërtetë. Prandaj, lojtarët nuk kanë nevojë për motivim ekstra, pasi janë të motivuar mjaftueshëm. Gjithsesi kemi nevojë absolute për një atmosferë nxitëse në shkallët e stadiumit dhe mbështetje maksimale nga tifozeria jonë, në mënyrë që të kalojmë me sukses edhe ato faza të lojës në të cilat do të vuajmë. në bashkëpunim me spektatorët – që shpresojmë të jenë sa më të shumtë në numër – duhet të krijojmë një atmosferë që të na japë neve një avantazh të vogël në këto 90 minuta që na presim. Ne kemi vërtet nevojë për tifozët në stadium. E shoh një ndeshje 50-50 dhe kështu që jemi gati për luftë. Gnabry? E di që Serge do të shënojë gol. Nuk e di se si, por e ndiejë se ai do të arrijë të shënojë.

Fokusi ynë do të jetë plotësisht te loja. Jo vetëm ata që do të shohin ndeshjen, por të gjithë ne presim një sfidë spektaktakolare. Objektivi ynë dihet, është që të shkojmë në finale, pasi duam që të luajmë në “Uembley”.

Carlo Ancelotti? Ai është një legjëndë. Eshtë i përulur, por njëkohësisht edhe një trajner i jashtëzakonshëm. Megjithatë, e theksoj se do të luajmë kundër Realit, që do ta konsideroja një skuadër Mit. Ka  në gjirin e vet lojtarë mjaft cilësor… Rodrygo shënon gola kyc, kurse Vinicus ka tendencën të driblojë nga e majtë dhe është mjaft i zoti në finalizim. Për të mos folur pastaj për Jude Bellingham që është një lojtar i mrekullueshëm, i cili është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Të gjithë tek Reali bëjnë që të prodhohet një lojë kolektive mjaft e rrezikshme për kundërshtarët. Por ne na duhet të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje, për ta kaluar gjithcka me sukses.

Shpesh çdo gjë varet nga taktikat, por gjithashtu ka të bëjë edhe sa je i lirë në fushë. Taktika është gjithmonë një mjet. Pasi si përfundim janë lojtarët ata që zbresin në fushë dhe duhet të kenë ide të qarta gjatë ndeshjes. Mendoj se ka të bëjë me një përzierje të fatit, momenteve vendimtare dhe kualitetit për të eliminuar një ekip si Real Madridi. Por nëse fati duhet të sfidohet, ne jemi gati ta sfidojmë atë”,

 

Joshua Kimich (lojtar i Bajernit):

“Dy klubet të mëdhenj do të përplasen me njëri-tjetrin. Besoj se është e vështirë të thuhet se kush do të jetë celësi i ndeshjes. E dimë se Real Madrid ka shumë eksperiencë sidomos në një arenë si Champions League. Kanë fituar disa ndeshje edhe në transfertë, prandaj janë gjithmonë të rrezikshëm. Gjithsesi ne na motivon të luajmë ndaj Realit. Është një ekip shumë i madh dhe mbi të gjitha është gjysmëfinale. Mendoj se ju pëlqen të gjithë atyre që shohin futbollin.Nuk mendoj se duhet të flasim për hakmarrje për atë humbje 0-4 të gjysmëfinaleve të vitit 2014, pasi të dyja skuadrat kanë ndryshuar shumë që atëherë. Ndoshta Real Madridi pati edhe pak fat. Por, edhe dy vite më parë e bën të njëjtën gjë dhe gjithmonë kanë arritur që si përfundim ta meritojnë. Kur një gjë e tillë ndodh disa herë, atëherë mendoj se si përfundim nuk mund të flitet vetëm për fatin. Ata kanë fuqinë dhe besimin për t’i mposhtur kundërshtarët edhe në minutat e fundit.

Nuk kemi pasur shumë kohë për t’u përgatitur. Duhet të gjejmë mënyrën për të rrezikuar dhe ta kontrollojmë lojën. Është e rëndësishme të dimë si të sulmojmë dhe të mbrohemi. Real Madrid bën shumë ndryshime pozicionale dhe me tërë këto ndryshime nuk duhet vetëm të mbrohesh. Të gjithë lojtarët e Real Madridit janë shumë të fortë. Personalisht, ndihem mirë dhe pozitiv. Duhet të luajmë me besim dhe të jemi shumë të përqendruar. Sezoni nuk ka qenë i suksesshëm për ne, por Ligën e Kampionëve po e përballojmë me një tjetër frymë. Për më tepër që është ndjenjë e veçantë dhe stimul më vete të luash gjysmëfinalet ndaj Real Madridit”.

You may also like