NJU JORK – WSJ: Armëpushimi Izrael-Hamas përmes dy fazave

by admin
Spread the love

NJU JORK, 30 prill /ATSH-ANSA/ – Armëpushimi në Gaza do të përfshijë dy faza, e para do të nënkuptonte lirimin e të paktën 20 pengjeve përgjatë tre javëve, në këmbim të një numër të pacaktuar të burgosurish palestinezë.

”Faza e dytë do të përfshijë një armëpushim 10-javor gjatë të cilit Hamasi dhe Izraeli do të bien dakord për një lirim më të gjerë të pengjeve dhe një pauzë të zgjatur në luftimet që mund të zgjasin deri në një vit”, raporton ”Wall Street Journal”.

Kohëzgjatja e fazës së parë mund të zgjatet me një ditë për çdo peng shtesë.

”Megjithëse krahu politik i Hamasit fillimisht u përgjigj pozitivisht”, raporton ”Wall Street Journal”, ”organizata terroriste më vonë u ankua se termat nuk i referoheshin qartë përfundimit të luftës”, ”thanë zyrtarët egjiptianë të njohur me bisedimet”.

Yahya Sinwar, lideri i Hamasit në Gaza, shihet gjerësisht si vendimmarrësi kryesor në bisedime.

Delegatët e Hamasit që ishin në Kajro thanë se do të konsultoheshin me krahun ushtarak dhe fraksionet e tjera në Gaza dhe do të raportonin përsëri.

Sipas Hamasit, propozimi aktualisht nuk ofron garanci të qarta se Izraeli është serioz për fazën e dytë të marrëveshjes./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like