(VIDEO) Presidenti dhe kryeministri kundër rritjes së pagës së tyre dhe funksionarëve tjerë

by admin
Spread the love

Presidenti dhe kryeministri i vendit janë kundër rritjes së pagave të funksionarëve, megjithatë vendimi I Gjykatës kushtetuese duhet zbatuar. Presidenti Stevo Pendarovski nuk ka marrë pagë me rritjen e paraparë për funksionarët. Pendarovski edhe njëherë tha se ai personalisht është kundër rritjes së pagave në kohë krize. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar, por Ekzekutivi ka fuqin që pagat të mbesin ashtu siç janë, në të kundërtën nuk kanë fytyrë që tu dalin para qytetyarëve.

Stevo Pendarovski, president

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet sepse mosrespektimi i Kushtetutës është vepër penale. Megjithatë, bëra thirrje edhe në deklaratën time të parë, Qeveria duhet të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj dhe kompetencë, ndërsa kompetenca, rroga e funksionarëve, nga unë deri në vetëqeverisjen lokale të mbeten në atë nivel që janë tani me ndryshimin e koeficienteve, mesatares… përndryshe si  mund të dalim para syve të qytetarëve dhe tu themi se ne në këtë situatë të vështirë, kur ngrijmë çmimet e produkteve bazë të jetës, ne i rrisim pagat”.

Ndërkaq, kryeministri vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar, por sipas tij kjo nuk do të thotë se për të gjithë funksionarët do ketë rritje pagash.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili shfuqizon dispozitat e ligjit të pagave, është përfundimtar dhe duhet respektuar. Kjo nuk do të thotë që pagat e të gjithë personave të emëruar do të rriten automatikisht. Nëse Gjykata Kushtetuese do të anulonte nenet, kjo  do të thoshte se të gjithë zyrtarët e emëruar do të duhej të paguanin diferencat e pagave në vitet e kaluara, gjë që do të kushtonte 100 milionë euro shtesë nga buxheti, që janë shpenzime shtesë”

Kovaçevski më tej shtoi se Qeveria është duke punuar për një ligj të ri për pagat, i cili do të sjellë konsistencë për të gjithë zyrtarët në sistemin e pagave.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

You may also like