(VIDEO) Mariçiq: VMRO mund të bllokojë integrimin në BE!

by admin
Spread the love

Çdo devijim nga rruga evropiane do të na çojë vetëm në pasiguri dhe krizë politike. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, i cili pret një konsensus të përbashkët politik për çështjen e perspektivës evropiane të vendit, që të arrihen ndryshime të suksesshme kushtetuese. Sipas tij, kjo është e vetmja rrugë në të cilën Maqedonia e Veriut mund të ec përpara.

Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për çështje evropiane

“Çdo devijim nga rruga evropiane, ndërsa kjo do të ndodhë nëse opozita nuk I mbështet ndryshimet kushtetuese, kjo do të jetë vetëm pasiguri, krizë politike dhe përsëri vënia e Maqedonisë së Veriut në dhomën e pritjes. Bllokada e radhës mund të jetë VMRO-DPMNE”

Mariçiq në një intervistë për “Slloboden Peçat”, thotë se në këto momente e ardhmja e shteti duhet të jetë prioritet për të gjithë, dhe se viti ky vit do të jetë një vit ku duhet të përmbushen detyrimet për aderimin në Bashkimin Evropian.

Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për çështje evropiane

“Në vitin 2023 presim një periudhë dinamike dhe intensive në përmbushje t detyrave që kemi për anëtarësimin në BE, zbatimi i agjendës së reformave dhe sa më shumë rezultate. Në fazën  e skriningut duhet të fokusohemi dhe të flasim për çështjet që kanë të bëjnë me tregun e brendshëm, sundimin e ligjit, mjedisin, transportin dhe bujqësinë dhe luftën kundër korrupsionit”

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane shtoi se aktualisht gëzojmë mbështetje të fuqishme nga institucionet evropiane, nga shtetet anëtare, nga përfaqësues të lartë evropianë, dhe sipas tij kjo duhet shfrytëzuar me mençuri për progres në integrimet evropiane.

Linda Ebib /SHENJA/

You may also like