(VIDEO) Kovaçevski dhe Mickoski mirëpresin diplomatët, qëndrimi për ndryshimet nuk ndryshon

by admin
Spread the love

Deri tani askujt nuk i është bërë torturë dhe presion. Kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen se a po bëhet ofenzivë e re diplomatike, për votimin e ndryshimeve kushtetuese, me paralajmërimin e vizitës së kryetares së Komisionit Evropian Ursula Fon Der Lejen dhe presidentit francez Emanuel Makron.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Ne përdorim shumë terma ofensivë dhe presionesh. Janë përdorur, nuk e di disa nga kyetari i opozitës, tha pres që dikush t’i bëjë torturë. E patë se askujut nuk ju bë torurë, Maqedonia funksionon, normalisht shkojnë proceset demokratike dhe mendoj se ashtu edhe do të vazhdoj me atë që duhet t’i kryejmë obligimet tona, që kanë të bëjnë me kornizën negociuese dhe të vazhdojmë me integrimet evropiane dhe deri në vitin 2030 të bëhemi vend antar i BE-së”.

Për vizitën e  Fon Der Lejen, kryetari i VMRO-s Hristijan Micskoski tha se ajo është e mirëseardhur edhe nëse takohet me ato edhe nëse nuk takohet, duke shtuar se ajo do të takoj politikanin, referuar Dimitar Kovaçevskit, i cili sipas tij, pas disa muajsh nuk do të jetë më në skenën politike.

Hrisitjan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Supozoj që do të ketë takim me politikan i cili disa muaj nga tani do të jetë e kaluar në skenën politike. Kurse sa i përket të ardhmes, po unë jam i gatshëm të bisedoj sepse VMRO-DPMNE është e ardhmja.  Unë jam i gatshëm të bisedoj me gjithkënd, përfshirë edhe për problemin që është krijuar dhe ka të bëjë me procesin integrues të Maqedonisë“.

Gjatë kohës së vizitës së zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Eskobar,  Mickoski, pati akuzuar pushtetin se përmes ndërkombëtarëve tentojnë të bëjnë presion mbi VMRO-DPMNE-në që deputetët e saj të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like