(VIDEO) Disa parti nuk e nënshkruan kodeksin për zgjedhje të lira, ankohen për mjetet e ndara

by admin
Spread the love

Në ditën për nënshkrimin e Kodeksit Zgjedhor për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike, disa subjekte më të vogla politike refuzuan të nënshkruajnë Kodin, pasi sipas tyre nuk besojnë se do të ketë zgjedhje demokratike por, të njëjtat do të jenë të kriminalizaura. Gjithashtu subjektet politike më të vogla u ankuan edhe për paratë që ka ndarë shteti për marketinge  politke, që ata kanë marrë vetëm 8 mijë euro, ndërsa partitë më të mëdha kanë marrë nga 9 milionë euro.

Stevço Jakimovski, përfaqësues i koalicionit “Guxim për Maqedoninë”

“Unë si përfaqësues i koalicionit Guxim për Maqedoninë nuk e nënshkrova kodeksin për dy shkaqe: E para është mënyra e  financimit të zgjedhjeve paralmentare, që shuma të mëdha ndahen për katër parti politike, ndërsa për ne të tjerët disa thërrmia të vogla. Arsyeja e dytë që nuk nënshkruajta është pasi bartësit e listët marrin pjesë edhe në fushatën presidenaciale”.

Përfaqësues të pushtetit, respketivisht nga radhët e LSDM-së, e nënshkruan Kodin Zgjedhor për zgjedhje të lira dhe demokratike. Sipas tyre elektorati duhet respektuar për vullnetin e lirë se si do të votojë.

 Bogdana Kuzevska

“Në emër të koalicionit “Për të ardhmen Evropiane” pata nderin të nënshkruaj Kodin e sotshëm për zgjedhje parlamentare demokratike. Detyrohemi të kemi fushatë të drejtë, pozitive dhe korrekte”.

Nga opozita maqedonse, respektivisht nga VMRO-ja, u zotuan se do të kenë fushatë pozitive, me shpresë se do të vijnë ditë më të mira.

Timço Mucunki, nënkryetar i VMRO-së

“Pata nderin dhe kënaqësinë në emër të koalicionit “Maqedonia Jote” të nënshkruaj kodin. Kod që do të thotë respektim të standardeve dhe rregullave të cilët janë mbi ligjet, atyre që janë të lidhura me moralin dhe etikën”.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksadar Dashtevski, bëri thirrje për zbatimin e rregullave për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së

“Pjesa më e madhe e përfaqësuesve nënshkruan dhe shpresoj të kujdesen për zbatimin e rregullave. Sa më shumë që të respektohen këto rregulla, aq më shumë demokracië do të jeë në nivel më të lartë në Maqedoninë e Veriut”

Zgjedhjet parlamentare të njëmbëdhëjetat me radhë do të mbahen më 8 maj, së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like