(VIDEO) BDI dhe VMRO mirëpresin propozimin e Alternativës për mosvjetërsimin e lëndëve të korrupsionit, LSDM hesht

by admin
Spread the love

Propozimi i partisë AlternAtivA për ndryshimin e amendamenteve kushtetuese që lëndët e korrupsionit të mos vjetërohen kurrë është mirëpritur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim. I pyetur nga Televizioni Shenja, zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, deklaroi se një gjë e tillë tingëllon bukur dhe se  edhe lëndët për keqpërdorimet e detyrës zyrtare nuk duhen të kenë afat.

 BUJAR OSMANI, ZËDHËNËS I BDI-së

 “Në parim tingëllon mirë. Veçanërisht lëndët që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nuk duhen të kenë afat. Mirëpo kjo kërkon më tepër interpretim juridik sesa politik, për shkak se nga prizma politike nuk besoj që dikush mund të thotë jo një ide e tillë. Mirëpo, kujtoj që duhet më tepër analizë juridike se për shkak që janë disa parime ligjore të cilat i përcaktojnë këto aspekte”.

 

Ndërsa, deputeti i VMRO-DPMNE-së opozitare, Antonio Milloshovski, tha se ata si parti fillimisht janë për të shkuar në zgjedhje, pas të cilave secila parti do të mund të shpalosë  qëndrimin. Sipas Milloshoskit, qytetarët janë ata që vendosin se cilës alternativë politike i besojnë më shumë.

 ANTONIO MILLOSHOVSKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE

 Pas atyre zgjedhjeve të arrijnë te proceset që e bëjnë shtetin më efikas, por gjithsesi në princip jemi të gatshëm për të shqyrtuar propozimin e Alternativës. Por, këtë Alernativa mund ta bëjë edhe tash. Alternativa si pjesë e Qeverisë mund të bëjë presion më të madh që të ketë gjyqësor dhe prokurori më efikase. Por, mendoj që për momentin ata si parti politike që janë pjesë e Qeverisë më shumë janë të gatshëm të flasin për këtë temë në mënyrë deklarative sesa për të vepruar thelbësisht”.

Ndërkaq, nga LSDM-ja ende nuk i janë përgjigjur televizionit, për të shpjeguar  qëndrimit e tyre për propozimin.

Ndërkohë, gjatë prezantimit të propozimit, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se nuk mund të tolerojnë edhe më që politika të jetë biznesi më profitabil. Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit, ka qenë edhe ndër pikat e marrëveshjes së tyre politike për përfshirjen në Qeveri.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like