(VIDEO) Angeloski: Të shkurtohet administrata, jo të futen taksa të reja

by admin
Spread the love

Kemi kompani publike që prej vitesh shënojnë humbje të thella prej dhjetëra milionë eurosh. Ne besojmë se ka hapësirë ​​të madhe për racionalizim, reduktim të administratës publike, e jo për të prodhuar taksa të reja për të mbledhur para, thotë kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Trajan Angelloski. për Radio Evropa e Lirë.  I pyetur për  çmimet e ushqimeve në tregjet botërore që kanë rënë gjatë gjithë vitit dhe janë 20 % më të ulëta se vitin e kaluar ndërsa në vendin tonë ushqimi është 20 % më i shtrenjtë se vitin e kaluar ai tha se vitin e kaluar pati një tronditje të madhe me luftën në Ukrainë, disa produkte ushqimore u shtrenjtuan, por në të njëjtën kohë u rrit edhe çmimi i punës, prandaj kemi përshtypjen se çmimet e ushqimeve nuk janë kthyer në nivelin e dëshiruar.

TRAJAN ANGELLOSKI, KRYETARI I LIDHJES I ODAVE EKONOMIKE

“Shumë njerëz emigrojnë ose gjejnë punë në vende të tjera dhe kostoja e punës rritet. Nuk kemi personel të caktuar në disponueshmërinë e dëshiruar, siç duhet, ndaj është e pritshme, jo vetëm ushqimi, por edhe shërbime të tjera, e gjëra të tjera që shfaqen si kosto në ekonomi ose lëndë të para ose energji ose gjithçka. tjetër që mund të bëhet më e shtrenjtë.”

I pyeut për Nismën Open Balkan e cila filloi më shumë se 3 vjet më parë, por disi po ecën ngadalë, Angelloski tha se kanë edhe disa rezerva në këtë fushë për sa i përket efikasitetit të zbatimit të disa ideve.

TRAJAN ANGELLOSKI, KRYETARI I LIDHJES I ODAVE EKONOMIKE

“Ne mbështesim nismën Open Balkans dhe mendojmë se është jashtëzakonisht pozitive dhe e dobishme për të gjitha ekonomitë dhe vendet e rajonit, por mendojmë se ka shumë më tepër takime politike dhe sipas analizave tona, janë vetëm disa masa të zbatuara dhe efikasiteti i zbatimit të këtyre ideve dhe masave duhet të jetë në një nivel më të lartë”.

Jemi dëshmitarë të një progresi të madh teknologjik, qoftë në industrinë e IT-së, qoftë në industri të tjera të ngjashme inxhinierike, kështu që mendoj se inxhinieria në këtë periudhë të ndryshimeve teknologjike është ndoshta zgjedhja e duhur  për të rinjët që ti qasen studimeve të këtyre fushave.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like