BM – Rritet frika e konsumatorëve se kontrollet kufitare do të shkaktojnë rritje të çmimeve

by admin
Spread the love

LONDËR, 30 prill /ATSH-DPA/ – Kontrollet e reja kufitare pas Brexit kanë hyrë në fuqi mes frikës se do të shkaktojnë përçarje dhe rritje të çmimeve të ushqimeve.

Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian, pas së cilës hyri në fuqi një periudhë tranzicioni deri në dhjetor 2020.

Megjithatë, kontrollet e reja kufitare do të hyjnë në fuqi nga 30 prilli 2024, të cilat do të prekin disa produkte shtazore dhe bimore nga BE, në një hap që me shumë gjasa mund të shkaktojë probleme.

Furnizuesit britanikë të ushqimit kanë paralajmëruar se kontrollet, të njohura si Modeli Operativ i Synimeve Kufitare (BTOM), do të “rrisin çmimet e ushqimeve dhe do të ulin zgjedhjen e konsumatorëve” dhe do të imponojnë kërkesa të papërshtatshme për bizneset.

Sipas skemës së re, produktet shtazore dhe bimore nga BE që konsiderohen të jenë me ‘rrezik mesatar’ ose më të lartë do t’i nënshtrohen kontrolleve fizike, dokumentare dhe të identitetit në Portin e Doverit dhe Eurotunelin.

Importuesit gjithashtu do të duhet të paguajnë deri në 145 sterlina për të sjellë produkte të tilla në vend, me tarifën e vendosur për të mbuluar kostot e funksionimit të postave të kontrollit kufitar të futur pas Brexit.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like