U shemb pallati i tij në Turqi, ndërtuesi arrestohet teksa tenton largimin në Malin e Zi

by admin
Spread the love

Mehmet Yasar Coskun, pronari i një kompleksi banimi të shkatërruar nga tërmeti, u arrestua në aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit teksa po tentonte të largohej nga Turqia.

Kompleksi “Renaissance Residence” ndodhej në Hatay, njëra prej provincave më të goditura nga tërmetet shkatërrimtare të 6 shkurtit. Ai u rrafshua me tokën i gjithë. Destinacioni i Coskun, sipas agjencisë së lajmeve Anadoly, ka qenë Mali i Zi, ku kompania e tij po ndërton gjithashtu një bllok banesash.

Arrestimi u bë me urdhër të Zyrës së Kryeprokurorit Publik në Stamboll. Ndërtuesit i është gjetur me vete një shumë e madhe parash, të cilat i janë konfiskuar. Kompleksi 12 katësh i ndodhur në lagjen Antakya të Hatay-t kishte gjithsej 250 apartamente.

Ai reklamohej si një rezidence luksoze që kishte ‘kaluar’ të gjitha testet e ndërtimit, megjithatë tërmeti i magnitudës 7.8 që goditi qytetin e Gaziantepit të hënën në mëngjes, pasuar dhe nga një tjetër me magnitudë 7.5 në provincën Kahramanmaras, e shkatërruan krejtësisht.  Turqia për vite me radhë ka rrezikuar duke mos zbatuar ligjet moderne të ndërtimit.

Zbatimi i dobët i ligjeve moderne, për të cilin ekspertët e gjeologjisë dhe inxhinierisë kanë paralajmëruar prej kohësh, po debatohet sërish pas tërmeteve shkatërruese të kësaj jave, të cilët rrafshuan mijëra ndërtesa dhe vranë më shumë se 24,000 njerëz në Turqi dhe Siri.“Kjo është një katastrofë e shkaktuar nga ndërtime të dobëta, jo nga tërmeti”, tha David Alexander, profesor i planifikimit emergjent në “University College” në Londër.

Ndërsa Eyup Muhcu, president i Dhomës së Arkitektëve të Turqisë shprehet se shumë godina në zonat e goditura nga dy tërmetet e kësaj jave u ndërtuan me materiale dhe metoda të dobëta dhe shpesh nuk përputheshin me standardet e qeverisë.


Top Channel

You may also like