Trajanov do të votojë kundër hapjes së Kushtetutës nëse nuk ka reciprocitet me Bullgarinë

by admin
Spread the love

Lideri i Lidhjes Demokratike dhe deputet në Kuvendin e RMV-së, Pavle Trajanov, ka përsëritur propozim kornizat e tij për propozimin francez në seancën e sotme të 81të, informon Zhurnal.

Trajanov tha se propozim kornizat janë kompromis i asaj që e propozon LSDM dhe asaj që e propozon VMRO-DPMNE dhe se është bazë për arritjen e një konsensusi minimal për tekst integral të Kuvendit në vendimin për propozimin.

Trajanovit i replikoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, i cili e rikujtoi se në përputhje me propozimin, Maqedonia me pranimin e propozimit, nuk do t’i fillojë negociatat me BE-në, por do të fillojë procesin e ndryshimit të Kushtetutës, e për këtë do të nevojitet edhe vota e tij. Milloshoski tha se edhe propozimin duhet ta pranojë Qeveria dhe se nuk e ka vendin në Parlament. Në kërkohet mendim nga deputetët, atëherë ata thjeshtë duhet ta pranojnë ose ta refuzojnë atë, e jo të japin propozime tjera.

Nëse propozimi ishte i mirë, atëherë nuk do të kishim debat kuvendor. Sa i përket ndryshimit të Kushtetutës, vetëm nëse sigurohet reciprocitet, dmth nëse Bullgaria pranon pakicën maqedonase, nëse jo ndryshe në bazë të aktvendimeve nga Gjykata e Strazburgut, atëherë edhe bullgarët do të hyjnë në Kushtetutën tonë. Në të kundërtën, unë votoj kundër”, tha Trajanov.

You may also like