Trafik kokaine, policia italiane arreston katër shqiptarë

by admin
Spread the love

Policia Italiane ka arrestuar katër shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik të kokainës.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Angjelin Lleshi, 30 vjeç, Amarildo Perloshi, 33 vjeç, Leonard Vishaj, 33 vjeç dhe Elton Beleshi, 39 vjeç, të gjithë të lindur në Shqipëri dhe banues në Aosta dhe Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, lindur dhe jeton në Aosta.

Hetimet e autoriteteve italiane kanë zbuluar se Vishaj kishte rolin e korrierit në grup, ndërsa Beleshi shitësi me shumicë. Lleshi, Corchia dhe Perloshi merreshin me përpunimin e drogës dhe nga shitjet përfitonin rreth 15 mijë Euro në muaj.

Shqiptarët prej kohësh ishin nën hetim për trafik të lëndëve narkotike. Ndërkohë Gjykata italiane të 4 shqiptarët i ka lënë në burg, ndërsa Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, përfundoi në arrest shtëpie.

Hetimi filloi në Nëntor 2020 pas kontrolleve në një garazh në qendër të Aosta-s pas denoncimeve që ishin bërë nga banorët e zonës./ Opinion.al

You may also like