Spitalet psikiatrike në gjendje të mjerueshme – Shqip

by admin
Spread the love

Avokati i Popullit, Naser Ziberi sot para mediave ka foluar rreth kushteve dhe gjendjes së spitaleve psikiatrike në Shkup dhe Demir Hisar, duke përshkruar situatën katastrofike që përballen këto dy spitale, informon Klan M.

”Vitin e kaluar në fokus te veprimit te MPK-së ishin spitalet psikiatrike, konkretisht seksionet e tre forenzike-giyqësore. U vizituan dy institucione psikiatrike, perkatësisht seksionet giyqësore ne të njejtat, Spitali psikiatrik “Shkup” dhe Spitali psikiatrik “Demir Hisar”.  Si problem serioz që u theksua në Spitalin psikiatrik – “Shkup” ishte (jo)rregullsia në marrjen e terapisë. Gjegjësisht, gjate vizitës u konstatua se personeli nuk mund të vendos rregull në marrjen e terapise nga ana e pacientëve. Po ashtu janë pranuar pretendime se stafi po ballafaqohet me kercënime dhe sulme, te cilat ne te kaluarën kanë rezultuar me lendime trupore te personelit të spitalit” – tha avokati i Popullit.

Naser Ziberi foli edhe rreth konfilkteve në repartet psikiatrike.

”Konfliktet ndërmjet pacientëve në repart janë shumë të shpeshta, në raste të caktuara grindjet verbale kanë rezultuar edhe me sulme të ndersjella fizike, si dhe ka pasur pretendime për një hierarki të vendosur joformalisht mes pacientëve. Situata është veçanërisht alarmante në orët e pasditeve dhe mbrëmjeve kur në repart ndodhet vetëm një teknik mjekësor dhe një ndihmës mjekësor” – tha Naser Ziberi.

Nga reparti giyqësorë ne Spitalin psikiatrik – “Shkup”, janë shënuar arratisje të shpeshta me kohëzgjatje prej disa orëve deri në disa muaj, ndersa si shkak kryesor i arratisjeve, pacientet i theksojnë kushtet e këqija per qëndrim, mungesën e aktiviteteve të organizuara, por edhe mosmiratimin e fundjavave terapeutike. Në mbeshtetje të kesaj ishte numri i pamjaftueshëm i personelit mjekësor dhe personelit tjeter, mosekzistimi i mbrojtjes se organizuar në mënyre sistemike te sigurisë, si dhe menaxhimi i dobët në pergjithēsi, tha Naser Ziberi.

Kushtet materiale në repartin gjyqësore në Spitalin psikiatrik “Shkup” nuk i plotësojne standardet të cilat udhëzojne drejt nevojës për krijimin e një ambienti pozitiv terapeutik. Duhet të merren masa të menjehershme për rinovimin e plotë të objektit me qëllim te permirësimit të kushteve materiale si për pacientet ashtu edhe për punonjësit, në drejtim të krijimit të kushteve të përshtatshme të punës. Spitali nuk ka mundësi të ofrojë një diapazon te gjërë aktivitetesh rehabilituese dhe terapeutike, ndaj në këtë kuptim u konstatua se vetëm nië pjesë e vogël e pacientëve janë të përfshire në terapi pune (qepje, larje) ose ne punëtori kreative” – tha mes tjerash avokati i Popullit, Naser Ziberi. /KlanMacedonia/

 

 

You may also like