Rreziku që vjen nga Emiratet – Shqip

by admin
Spread the love

Ali Akbar Velayati, këshilltar për politikën e jashtme të liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se pretendimi i Emirateve të Bashkuara Arabe për pronësinë e tre ishujve të diskutueshëm mund të “destabilizojë sigurinë e rajonit”.

Velayati përsëriti qëndrimin e vendit të tij për ishujt e diskutueshëm, duke thënë se ato janë pjesë e historisë së Iranit dhe “një pjesë thelbësore e territorit tonë”.

Bëhet fjalë për një mosmarrëveshje prej dekadash mbi tre ishuj në Gjirin e Hormuzit – Tunb i Madh, Tunb i Vogël dhe Abu Musa – të cilët janë administruar nga Irani që nga viti 1971 dhe për të cilët Emiratet e Bashkuara Arabe pretendojnë se janë pjesë e territorit të tij.

Ishujt, ku Irani organizoi manovra ushtarake në gusht për të demonstruar gatishmërinë e tij për t’i mbrojtur ato janë gjithnjë e më shumë shkaktarë të tensioneve politike.

“Pretendimet e Emirateve të Bashkuara Arabe në lidhje me tre ishujt krijojnë probleme mes dy vendeve fqinje. Ne nuk do të lejojmë që asnjë pretendim i rremë në lidhje me Gjirin Persik të bëhet realitet. Okupimi i vazhdueshëm i ishullit nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të destabilizojë stabilitetin rajonal”, tha Velayati.

Në vitin 1971, Shahu i atëhershëm i Iranit dërgoi Marinën Mbretërore në tre ishujt kur forcat britanike u tërhoqën nga ajo që tani është Emiratet e Bashkuara Arabe. Udhëheqësit e Emirateve që atëherë kanë pohuar se ishujt u përkasin atyre dhe mbështeten nga shtete të tjera arabe. Irani e kundërshton këtë, si dhe mundësinë e çdo negociate pronësie.

Në korrik, Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit thirri ambasadorin rus në Teheran për të protestuar kundër një qëndrimi të përbashkët midis Rusisë dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) që vë në dyshim të drejtën e Iranit për ishujt.

Kina, një tjetër aleat strategjik i Teheranit, bëri një lëvizje të ngjashme në dhjetor kur presidenti Xi Jinping dhe GCC nënshkruan një deklaratë të përbashkët që mbështeste të drejtën e Emirateve të Bashkuara Arabe për të vendosur pronësinë e ishujve në skenën ndërkombëtare. Për këtë arsye, Teherani i shprehu protestën e tij ambasadorit kinez në Iran.

“Ne nuk duam konflikte me fqinjët tanë dhe duam paqe pa kompromis kur bëhet fjalë për integritetin e territorit tonë”, thekson Velayati dhe shton se shtetet në rajon “nuk kanë alternativë” veç forcimit të marrëdhënieve të ndërsjella dhe përfundimit të mosmarrëveshjeve”.

“Ne jemi të bindur për nevojën e vendosjes së sigurisë rajonale dhe jemi të gatshëm ta zbatojmë atë me vendet fqinje”, tha politikani iranian, duke kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve me armikun tradicional, Arabinë Saudite. /tesheshi.com/

You may also like