Roy Keane: Haaland duket si një lojtar i Ligës së Dytë!

by admin
Spread the love

Legjenda e Manchester United, Roy Keane, ka kritikuar sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland për paraqitjen e tij kundër Arsenalit.

‘Citizens’ dhe Topçinjtë nuk arritën të shënojnë në ndeshjen më të pritur të xhiros së 30-të të Premier League, me Haaland që nuk tregoi asgjë, sipas Keane.

“Niveli i tij i përgjithshëm i lojës është shumë i dobët. Jo vetëm sot, mendoj se veprimet e tij, goditjet me kokë, çfarëdo qoftë, para portës ai është më i miri në botë, por loja e tij në përgjithësi është e dobët për një lojtar të tillë, ai duhet ta përmirësojë atë. Ai duket si një lojtar i Ligës 2, kështu e shoh unë. Loja e tij e përgjithshme duhet të përmirësohet dhe kjo do të ndodhë gjatë viteve të ardhshme”, tha Keane për Sky Sports.

Deri më tani këtë sezon, Haaland ka 29 gola dhe 6 asistime në 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

/GazetaBlic Sport

You may also like