RB Leipzig mposht Manchester Cityn, siguron një vend në Ligën e Evropës

by admin
Spread the love

Manchester City ishte mysafir i Leipzig për ndeshjen e rrethit të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Insporti.

Manchester City u mposht me rezultat 2-1 nga Leipzig. Por, sërish City u kualifikua tutje si lider, ndërsa PSG si e dyta.

Të parët ishin gjermanët që shënuan, ku në minutën e 24-të, ishte Dominik Szoboszlai ai që gjeti rrjetën për 1-0.

Edhe pse rastet nuk munguan, sidomos nga skuadra e Pep Guardiolas, rrjetat heshtën në pjesën e parë.

Minutat e para të pjesës së dytë ishin më të qeta, ndërsa gjermanët arritën të shënonin të parët sërish.

Emil Forsberg pasoi te Andre Silva i cili shënoi për 2-0 në minutën e 71-të.

Por në minutën e 77-të, Man City u kthye në lojë. Riyad Mahrez arriti të shënojë pas një asistimi të Oleksandr Zinchenko për 2-1.

Në minutën e 82-të, Man City mbet me një lojtarë më pak, kur Kyle Walker u ndëshkua me karton të kuq.

Përkundër humbjës, “Qytetarët” janë kualifikuar tashmë si lider nga grupi A në fazën tjetër të CHL. Teksa, Leipzig siguron një vend në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube, Europa League.  / Insporti

Sapo Ndodhi:

You may also like