Publikohet lista e mediave dhe OJQ-ve që përfituan nga Qeveria

by admin
Spread the love

Qeveria u ka dhënë mijëra euro disa organizatave joqeveritare dhe disa mediave. Në listën përfundimtare të përfituesve renditen gjithjes 27 organizata joqeveritare dhe 11 medie.

Këto OJQ dhe media do të marrin para nga Qeveria, e cila paraprakisht shpalli një thirrje publike në maj “për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Kosovë”.

Organizata joqeveritare turke “Leadership Delevopment Association Albania”, ka përfituar më së shumti para (10 mijë euro) dhe është e para në listën e OJQ-ve të cilave Qeveria iu ka ndarë para.

Ndërkaq, “RTV Besa” është në krye të listës përfundimtare të mediave që do të përfitojnë nga Qeveria. Ky televizion lokal do t’i marrë 6 mijë euro.

Lista e plotë përfundimtare e OJQ-ve dhe mediave që morën para nga Qeveria:

https://drive.google.com/file/d/18lF__wyUj2TqgsWBFpCbRI9xJGezxFCu/view

You may also like